Mulaj në Studenicë: Do të punoj për ju dhe me ju

Mulaj në Studenicë: Do të punoj për ju dhe me ju

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka marrë mbështetje nga banorët e Studenicës, vendi prej nga ai vjen.

Pas tubimit zgjedhor, Mulaj tha se do punojë me dhe për banorët e këtij vendit.


“I nderuar dhe krenar që isha pjesë e tubimit zgjedhor në Studenicë, vendin ku rrënjët tona janë të përbashkëta. Unë jam i Studenicës sepse me shumicën prej jush kemi ndarë kujtime që nuk harrohen – kemi kryer shkollën bashkë, kemi luajtur futboll dhe kemi qenë krah njëri-tjetrit në aktivitete të rëndësishme për Kosovën. Ju premtoj që Besimi do të mbetet ai që ka qenë gjithmonë: pranë jush, duke punuar për ju dhe me ju”, shkroi ai në Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video