Mulaj në Cerrcë: Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë, LDK ta drejtojë qeverinë

Mulaj në Cerrcë: Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë, LDK ta drejtojë qeverinë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj me numrin 79, ka falënderuar banorët e Cerrcës e Lubozhdës për mbështetjen në garën për zgjedhjet parlamentare.

Ai tha se nga qytetarët ka marrë mesazhin se më 9 shkurt vendi duhet të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Sot, Cerrca dhe Lubozhda nëndega ”Ibrahim Rugova” na nderoi me një pritje madhështore! Mirënjohës gjithmonë banorëve të Cerrcës së Selmon Kadris, kryetarit të parë Isa Rexhaj, kryetarit legjendar të Istogut Haki Rugova dhe presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova. Amaneti ishte i qartë: “Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë dhe ta drejtojë LDK-ja qeverinë.” Ky nuk është vetëm një mesazh, por një përgjegjësi për të gjithë ne që besojmë në zhvillim dhe qeverisje me dinjitet”, ka shkruar Mujaj në një postim në Facebook.


Ai ka shprehur besimin se qytetarët do të votojnë për ndryshimin e madh më 9 shkurt, të cilën e quajti ditë të fitores së LDK-së.

“Bashkë e rikthejmë përgjegjësinë dhe zhvillimin.  Pa besim s’ka ndryshim! Në truallin që na mësoi të flasim pak e të punojmë shumë për të ndryshuar shekujt! Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me qytetarët e kësaj zone me histori dhe vlera të mëdha, shumë prej të cilëve i njoh dhe i respektoj maksimalisht. Ndjeva përkushtimin e tyre të palëkundur për rrugën e drejtë dhe dëshirën për një ndryshim të domosdoshëm”, ka potencuar Mujaj.

#pabesimskandryshim #istogu #LDK #LDK124 #NR79 ##Lumir2025 ##BëhuNdryshimi

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video