Mulaj: Mobilizimi i madh i qytetarëve po dëshmon se Kosova është në një rrugë të re

Mulaj: Mobilizimi i madh i qytetarëve po dëshmon se Kosova është në një rrugë të re

Besim Mulaj kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet tha se ka bashkëbiseduar me aktivistë të Mazgitit në Obiliq.

Ai tha se ky mobilizim i madh i qytetarëve po dëshmon se Kosova, pa përjashtim, është në një rrugë të re – një rrugë shprese, zhvillimi dhe uniteti!


“Me zemër plot entuziazëm dhe mirënjohje, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me aktivistët e jashtëzakonshëm të Mazgitit të Obiliqit! Një grup i mrekullueshëm njerëzish, të cilët me përkushtim dhe besim po i bashkohen vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj, Lumir Abdixhikut. Ky mobilizim i madh i qytetarëve po dëshmon se Kosova, pa përjashtim, është në një rrugë të re – një rrugë shprese, zhvillimi dhe uniteti! Me 9 shkurt, fitorja do të jetë e jona!”, ka shkruar ai.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video