“Pas takimeve të suksesshme në Prishtinë, rrugëtimi ynë vazhdoi në Llapin heroik, ku zemra dhe historia e Kosovës flasin vetë”.
Kështu ka shkruar kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, i cili ka vizituar fshatrat Siboc dhe Kirpimeh.
“Në fshatrat Siboc dhe Kirpimeh u ndjemë si në shtëpinë tonë, mes llapjanëve që gjithmonë kanë qenë shtylla e qëndrueshmërisë kombëtare dhe politike. Llapi nuk ka qenë kurrë vetëm një rajon – është simbol i besnikërisë, i guximit dhe i vizionit shtetformues. Si dikur, kur ishte krahu i djathtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, edhe sot vazhdon të mbetet themeli i pathyeshëm i LDK-së. Me Dr. Ekrem Hysenin në krye, llapjanët janë garancia dhe fuqia që po e çojnë përpara fitoren e Dr. Lumir Abdixhikut”, ka shkruar Mulaj.
Mulaj tha se në çdo takim, në çdo fshat e në çdo rrugë, shihej qartë se llapi është me LDK-në dhe më 9 shkurt do të tregojë sërish se besimi i pathyeshëm dhe vullneti qytetar do të sjellin suksesin e merituar!
Artikull i sponsorizuar