Mulaj: Kurti të shkojë në pension, Kosovës i duhet qeveri me program konkret zhvillimor

Mulaj: Kurti të shkojë në pension, Kosovës i duhet qeveri me program konkret zhvillimor

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj tha se vendit i duhet një qeveri e djathtë dhe me program konkret zhvillimor.

Ai e kritikoi qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti duke e quajtur populiste.


Mulaj, i cili mban numrin 79 në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka ndarë një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet pranë urës së Saradranit për të cilën tha se duhet të quhet “Ura e kryeministrit Kurti”.

Mulaj tha se Kurti duhet të shkojë në pension.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video