Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj ka falënderuar qytetarët e Istogut për mbështetjen që po e japin për LDK-në dhe programin e kësaj partie.
Mulaj, i cili është me prejardhje nga Istogu, shkroi pas tubimit përmbyllës që LDK-ja e mbajti në këtë komunë.
Ai tha se istogasit sonte e treguan edhe njëherë besimin në vizionin e LDK-së.
“Sonte treguat edhe njëherë shpirtin tuaj të madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Faleminderit për pjesëmarrjen masive në tubimin përmbyllës zgjedhor! Faleminderit që e keni mbështetur kauzën e Dr. Lumir Abdixhikut, Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës”, shkroi Mulaj në Facebook.
Ai tha se pa besim, nuk ka ndryshim.
“Ju jeni krenaria ime e përhershme! Me 9 shkurt, le ta dëshmojmë fuqinë tonë me votën për LDK-në, me numrin 124, dhe për mua, me numrin 79”, tha ai.
Artikull i sponsorizuar