Pas takimeve në Istog, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj vazhdoi rrugëtimin në Hajvali dhe Matiqan të Prishtinës, prej nga përçoi mesazhin e fuqishëm te qytetarët për ndryshimet me ardhjen e LDK-së dhe kryeministrit Lumir Abdixhiku në krye të qeverisjes së ardhshme.
Mulaj ka thënë se Kosovës i nevojiten miq, mbështetje ndërkombëtare dhe qeverisje e përgjegjshme me lidership që bashkon dhe nuk sjell përçarje.
“Me LDK-në, Kosova do të ecë përpara, me aleatë të fortë, me politika të mençura dhe me ekonomi të qëndrueshme. Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës! Zëri i qytetarit që kërkon stabilitet, zhvillim dhe drejtësi. 9 shkurti nuk është thjesht një datë zgjedhjesh – është një mundësi për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur! Bashkë fitojmë! Bashkë ndërtojmë të ardhmen!”, ka shkruar Mulaj në Facebook.
#9Shkurti #LDK #KosovaFiton #AbdixhikuPërKryeministër #PaBesimSKaNdryshim
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”