Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj vizitoi institucionet kulturore në Istog.
Ai qëndroi në muzeun dhe bibliotekën e qytetit në Shtëpinë e Kulturës në këtë komunë.
“Një vizitë që na kujton rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe investimit në dije e edukim për gjeneratat e ardhshme”, tha Mulaj.
Ai tha se vetëm duke respektuar të kaluarën, krijojmë një të ardhme më të mirë.
Artikull i sponsorizuar