Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, bashkë me kandidatë të tjerë për Istogun, kanë vizituar disa nga ndërmarrjet dhe institucionet që përfaqësojnë kulturën e vendit.
“Këto takime ishin jo vetëm mundësi për të njohur nga afër arritjet e tyre, por edhe për të dëgjuar sfidat e tyre e për të parë mundësitë për të mbështetur më tej zhvillimin lokal”, ka shkruar Mulaj në Facebook.
Ai ka thënë se si deputet, do të punojë që kërkesat dhe nevojat e tyre të adresohen.
“Istogu do të ketë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, një zë që do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të punojë për të fuqizuar zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të rajonit tone”, ka thënë ai.
Mulaj ka shkruar se këto vizita janë dëshmi se Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, dhe së bashku mund të bëhet ndryshimi.

