“Nga viti 2016 Kosova nuk ka bërë as një progres në rrugën e saj integruese. Që nga hyrja në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizm Asocimit (MSA), Kosova nuk ka bërë as një përparim”, Kështu u theksua në prezantimin e Barometrit të Reformave Evropiane 2024, kga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), në të cilën prezent ishte edhe shefi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Drejtoresha ekzekutive në GLPS, Arbëresha Loxha-Stublla ka theksuar se integrimi evropian dhe reformat e lidhura me këtë proces nuk kanë qenë prioritet i lartë në agjendën e qeverive të kaluara, me ç’rast siç tha ajo, ka çuar në humbjen e momentit për ndryshime të rëndësishme.
Ajo nënvizoi se mungesa e vullnetit politik ka ndikuar drejtpërdrejt në ngecjen e reformave, ndërkohë që Kosova vazhdon të mbetet nën masa nga Bashkimi Evropian.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav theksoi se barometri është një mjet shtesë shumë i rëndësishëm në procesin e zgjerimit.
Derisa shton se për Ministrinë e Drejtësisë, “në fushën e sundimit të ligjit, është e nevojshme që gjyqësori dhe prokuroria të bëjnë më shumë përpjekje për të hetuar dhe gjykuar në mënyrë efektive rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”.
E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Boven u shpreh se Holanda, si një nga vendet themeluese të BE-së, mbetet e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të lehtësuar procesin e integrimit në BE.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i organizatës EPIK, Demush Shasha ka thënë se nga viti 2016 Kosova nuk ka bërë as një progres në rrugën e saj integruese.
“Mund të thuhet që nga viti 2016 Kosova nuk ka bërë as një progres në rrugën e saj integruese. Që nga hyrja në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizm Asociimit, thelbësor Kosova nuk ka bërë as një përparim tutje. E spostojmë për momentin liberalizmin e vizave për shkak se ajo del jashtë procesit integruese. Në këtë sfond ne kemi dashur përmes Barometrit të kthejmë vëmendje tekë procesi integrues“, tha ai.
Më 1 prill të vitit 2016 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.