Thiago Motta sulmoi lojtarët paseliminimit shokues nga Kupa e Italisë në penallti ndaj Empolit. “Bianconerët” kishin qenë favoritë për të kaluar në gjysmëfinale pasi u përballën me Empolin në “Allianz Juventus Stadium”, por pritshmëritë u kthyen në zhgënjim.
“Ne kemi mbetur të turpëruar. Sinqerisht ndjej turp për atë që pamë në pjesën e parë dhe shpresoj që lojtarët e mi të ndihen njëjtë. Nuk mund ta kemi qëndrim kaq të gabuar. Ishte e turpshme dhe padyshim që është faji im, pasi nuk u tregova lojtarëve të mi rëndësinë e ndeshjes apo çfarë do të thotë kjo fanellë”, tha Thiago Motta për Mediaset, përcjellë KosovaPress.
Kanë qenë disa javë katastrofike për Juventusin, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve në kohën shtesë ndaj PSV Eindhoven, më pas dështoi në përpjekjen e tyre për të mbajtur Kupën e Italisë.
“Shpresoj që kritikat të jenë shumë të forta. Mendova se tifozët tanë në fakt ishin mjaft të sjellshëm me ne, duke marrë parasysh performancën e pjesës së parë. Pres një reagim të menjëhershëm nga këta lojtarë, sepse më vjen turp për atë që pashë nga skuadra ime sot”, shtoi trajneri.
“Më duhet gjithashtu të mbaj një pjesë të madhe të përgjegjësisë, sepse nuk i kam mësuar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit”, tha në fund italiani.