Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet i vranët, me reshje bore.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 2°C.
Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.