Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu dhe në disa pjesë me reshje bore, në viset e larta rigat e shiut do të dominohen nga reshjet e bores.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.