Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti të dielën do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale sipas institutit pritet të jenë nga -6 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5°C deri në 8°C, raporton KosovaPress.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim.