Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të mbaj me diell derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14gradë Celsius, raporton KosovaPress.
Sipas institutit do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.