Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Vende-vende parashihen kushte për riga shiu, shkruan KosovaPress.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.