Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.
“Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius”, njofton Instituti. Sipas IHK-së do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.