Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakëta. Sipas institutit në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull.
“Moti kryesisht i ngjashëm me ditët e mëparshme. Ngrica dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat minimale -5 deri -2°C, maksimale 5-8°C. Erë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.