Moti për vikend

Moti për vikend

Fundjava mbi vendin tonë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm si rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik që vijnë nga perëndimi i Evropës.

Moti ditën e shtunë parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8 metër për sekondë.


Mot i vranët dhe me intervale diellore do të mbajë ditën e diel.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Kujdesuni për veshjen e përshtatshme dhe përgatituni për kushtet e ngricave dhe mjegullës sidomos gjatë mëngjesit, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video