Gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta diellore, ndërsa temperaturat minimale do të bien deri në minus 5 gradë Celsius.
Të shtunën parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta diellore. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2 metër për sekondë.
Të dielën parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.