Moti për vikend

Moti për vikend

Mot i vranët dhe me reshje bore do të mbajë në dy ditët e fundit të kësaj jave.

Të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe reshje bore, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0-2 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriu e veriperëndimi me shpejtësi 1-11 metër për sekondë.


Mot kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa zona do të mbajë edhe ditën e diel. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet -2 dhe 0 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-9 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video