Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë, ku në mëngjes do të ketë temperatura të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.

Gjatë mesditës, vlerat termike pritet të jenë kryesisht pozitive, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e pranishme për shkak të erës nga veriu dhe veriperëndimi, e cila do të mbizotërojë gjatë gjithë javës.

Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht paradite dhe mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët.

Po ashtu, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat me lagështi, ku ekziston mundësia e krijimit të shtresave të akullit, duke e bërë qarkullimin më të vështirë dhe të rrezikshëm.

Kjo javë nuk pritet të sjellë sasi të konsiderueshme shiu apo bore, përveç ndonjë rige të dobët në disa zona të izoluara.

Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e motit dhe të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me kushtet atmosferike.

E hënë

Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë nga veriu.


E martë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë

Mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E enjte

Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte

Mot i vranët dhe me periudha të shkurtra diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo edhe

Video