Sot e nesër parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit të një fushe të presionit të lartë atmosferik. Megjithatë, ky stabilitet atmosferik, i shoqëruar me erëra të dobëta dhe lagështi të lartë, krijon kushte të favorshme për grumbullimin e ndotësve në ajër, duke ndikuar në cilësinë e tij.
Instituti hidrometeorologjik i Kosovës këshillon që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar.
“Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale me diell. Temperaturat: minimale nga -4 deri në -2°C; maksimale nga 0 deri 3gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftim.