Moti i keq në Shqipëri, pezullohen lundrimet deri të hënën në mbrëmje

Moti i keq në Shqipëri, pezullohen lundrimet deri të hënën në mbrëmje

Lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, është anuluar deri të hënën në mbrëmje.

Për shkak të motit të keq, ndalohet edhe lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në datën 25 mars, në mëngjes, kur pritet përmirësimi i situatës hidrometeorologjike.

Pas njoftimit për pezullimin e lundrimeve gjatë fundjavës në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e sigurimit kanë prekur edhe portin e Durrësit.


Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për kushte të rënduara atmosferike që do të ndikojnë në lundrimet për disa linja detare, raporton ATSh.

Të shtunën tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen nga të dyja drejtimet, por ditën e dielë, më 23 mars 2025, do të ketë një pezullim të lundrimeve për shkak të motit të përkeqësuar dhe dallgëve të detit.

Në njoftimin e bërë të shtunën, Drejtoria e Përgjithshme Detare theksoi se: Tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen të shtunën nga të dyja drejtimet dhe do të pezullohen ditën e dielë, transmeton KosovaPress.

Anija e linjës Ankona-Durrës-Ankona do të operojë normalisht, po ashtu dhe linja Korfuz-Sarandë.

Lexo edhe

Video