Moti i keq, anulohet lundrimi i anijeve të transportit Vlorë-Brindisi-Vlorë

Moti i keq, anulohet lundrimi i anijeve të transportit Vlorë-Brindisi-Vlorë

Autoriteti Portual i Vlorës njoftoi sot se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 23-25 mars, janë ndërmarrë masa për parandalimi e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Autoriteti Portual kërkoi bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese, raporton ATSH.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike “është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 06:00 datë 23 mars”.


“Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25 mars”, njoftoi Autoriteti Portual Vlorë.

Sipas Autoritetit Portual “të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre”.

“Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anulohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025”, njoftoi Autoritetit Portual i Vlorës, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video