“Mos na shqetësoni”, Fero me nusen e re

“Mos na shqetësoni”, Fero me nusen e re

Feronit Shabani, ndryshe i njohur edhe si Fero, tani më me emrin Khattab, së fundmi i ka dhënë fund dramës me ish-partneren e tij Arbenta Ismaili.

Ish-reperi ka publikuar një foto në rrjetin e tij social që është martuar me një vajzë të besimit islam. Kjo ka befasuar publikun shqiptarë pasi që nuk është ditur se çka po ndodh mes këngëtarit dhe modeles Ismaili, me të cilën ka një vajzë.

Gjatë ditës së sotme, ish-reperi ka publikuar një insta-story me gjysmë portret të bashkëshortes ku ka shkruar “mos na shqetësoni”.


Rikujtojmë se Shabani është pyetur edhe më parë për një lidhje të re, por që ka vendosur të mos zbuloj identitetin e vajzës që sot ka në krah.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Fero ka paralajmëruar largimin e tij nga muzika dhe përkushtimin në fenë islame. Qysh nga ajo kohë, këngëtari i hiteve të shumta ka punuar në veten dhe forcimin e besimit të tij fetar.

Së fundi ka njoftuar adhuruesit e tij se është duke iu nënshtruar disa seancave për të larguat tatuazhet nga trupi i tij.

Lexo edhe

Video