Mos e humbisni PowerToHR 3 – eventi që do të transformojë karrierën tënde!
Më 3 prill, në AMC Hall, PowerToHR vjen me edicionin e tij më inovativ deri më tani, i organizuar nga platforma #1 e punësimit, KosovaJob. Me tri skena paralele, mbi 40 folës dhe një aplikacion interaktiv, ky samit sjell një qasje të re, duke kombinuar njohuritë mbi Njerëzit, Teknologjinë dhe Marketingun në një format dinamik dhe fleksibil.
Për këtë edicion të veçantë, do të jenë të pranishëm emra të njohur nga kompani globale, si Google, META, Booking, Adidas dhe Wolt, si dhe ekspertët më të njohur vendor.
Një format i ri për një përvojë më të personalizuar
Ky edicion sjell një transformim të madh, i frymëzuar nga reagimet e pjesëmarrësve të viteve të kaluara.
“Deri tani, organizimi kishte më shumë formatin e një konference klasike, ku njerëzit ishin të ulur dhe dëgjonin. Sivjet, ne duam që secili të ketë mundësinë të zgjedhë vetë temat dhe përvojën e tij”, ka theksuar themeluesi i samitit, Arion Rizaj.
Për të mundësuar këtë qasje të personalizuar, PowerToHR 3 ka një aplikacion të dedikuar, i cili do të shërbejë jo vetëm si biletë hyrëse, por edhe si një mjet organizativ për të ndjekur sesionet, për të planifikuar takime me pjesëmarrës të tjerë dhe për të eksploruar temat më të rëndësishme mbi Inovacionin në HR, Employer Branding dhe Ndikimin e AI në burimet njerëzore.
Përveç folësve kryesorë, panelet e diskutimit do të trajtojnë temat më të rëndësishme për të tashmën dhe të ardhmen e industrisë!
PowerToHR – Mundësia më e mirë për të zgjeruar rrjetin tuaj profesional!
Në një kohë kur rrjetëzimi po vlerësohet gjithnjë e më shumë për një karrierë të suksesshme, PowerToHR po i kushton rëndësi të veçantë këtij aspekti.
Përveç paneleve dhe diskutimeve, samiti do të përfshijë: masterklasa nga ekspertë të njohur, tri hapësira të veçanta për rrjetëzim dhe një zonë B2B për bashkëpunime të reja
Për ata që kërkojnë një përvojë më ekskluzive, bileta VIP ofron akses në një event të mbyllur për rrjetëzim me folësit kryesorë, një ditë para samitit.
Mos e humbisni këtë mundësi unike!
PowerToHR 3 është vendtakimi ideal për profesionistët e HR-it, teknologjisë dhe marketingut, të cilët duan të lidhen me ekspertë të fushës, të mësojnë mbi trendet më të fundit dhe të ndajnë përvoja me kolegë nga rajoni dhe më gjerë.
95 % e biletave janë shitur. Nxito dhe bleje biletën tënde tani: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb