Protesta në Beograd ka përfunduar. Në protestë u mblodhën shumë njerëz. Sipas pretendimeve të policisë, protestuesit ishin 107,000. Megjithatë, shumë besojnë se protestuesit ishin disa herë më shumë.
Edhe pse u fol për trazira të mundshme, protesta kaloi pa incidente të mëdha. Vetëm nga fundi pati disa përplasje, por më pas studentët që organizuan protestën njoftuan se ajo kishte përfunduar.
Në fund të protestës ka ndodhur një situatë e çuditshme. Ishte gjatë 15 minutave heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad tre muaj më parë, prandaj edhe nisën protestat.
Dhjetëra mijëra njerëz qëndruan të heshtur për 15 minuta. Mirëpo, në një moment u dëgjua një zhurmë e madhe. Në atë moment, rruga e mbushur me protestues u zbraz papritur.
“Nga drejtimi i Beograxhanka, turma filloi të ndahej shpejt në dy pjesë. Nuk munda të shihja nëse ishte një makinë apo ndonjë lloj përleshje dhe reagimi i papritur i njerëzve. Në rreth dhjetë sekonda, njerëzit u mblodhën në njërën anë të rrugës ose në tjetrën. Kishte frikë të madhe, shumica e njerëzve as që mund të kuptonin se çfarë po ndodhte”, njofton N1.
Është e mundur që njerëzit në turmë menduan se dikush po drejtonte një makinë drejt tyre.
“Një grup njerëzish u nisën në atë drejtim, drejt qendrës së qytetit, disa për kuriozitet, e disa për të mbrojtur të rrezikuarit. Zemërimi mbretëroi, por tani duket se është qetësuar pak”, raporton N1, përcjell KosovaPress.