Mjaft më me filma, Haradinaj reagon pas shpërthimeve në veri

Mjaft më me filma, Haradinaj reagon pas shpërthimeve në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shpërthimeve në veri, duke thënë se ato manifestojnë mungesën e qasjes pro-aktive të Qeverisë së Kosovës.


Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpërthimet e sotme në Ibër dhe Zubin Potok janë pasojë e një politike të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në veri, teksa ka kërkuar nga institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane në Kosovë. 

“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Naiviteti dhe mos njohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma”, shkruan ai.

Lexo edhe

Video