Ministrit Çeku i refuzohet kërkesa për vizitë në Preshevë

Ministrit Çeku i refuzohet kërkesa për vizitë në Preshevë

Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i është refuzuar kërkesa për vizitë në Preshevë, njoftoi kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani.

Ajo tha se refuzimi nga Qeveria e Serbisë ka ardhur vetëm një orë para kohës kur ishte planifikuar të zhvillohej vizita.


“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës”, shkroi Sinani në Facebook.

Sinani tha se në këtë mënyrë, shteti serb është duke shkelur afatin prej 48-orësh të përgjigjes, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit.

“Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, tha Sinani.

Lexo edhe

Video