Minimi masiv shkëmbor, në këtë ditë mbyllet për qarkullim rruga Klinë-Pejë

Minimi masiv shkëmbor, në këtë ditë mbyllet për qarkullim rruga Klinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës njofton se më 27 dhjetor në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.


Sipas njoftimit ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video