Milan mbetet pa fitore në finishin dramatik me Cagliari

Milan mbetet pa fitore në finishin dramatik me Cagliari

Futbollistët e Milan kanë arkëtuar një pikë në ndeshjen dramatike dhe me plot kthesa ndaj Cagliarit si mysafirë duke luajtur baras me rezultatin 3:3.

Skuadra vendëse në “Union Domus” erdhi në epërsi përmes Nadir Zortes në minutën e dytë, duke tronditur shpejt mbrojtjen e papërgatitur të mysafirëve.

Pas golit të pësuar, të përzgjedhurit e Paulo Fonseca konsoliduan radhët e veta, e cila iu shpagua me dy gola të shënuar nga Rafael Leao në minutat 15 dhe 40.

Skuadra e Davide Nicola ka mundur të barazojë rezultatin, por arbitri Michael Fabbri anuloi një penallti të akorduar pas shikimit të VAR-it në minutën e dytë të kohës shtesë.

Megjithatë, tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Gabriele Zappa barazoi shifrat duke mposhtur me goditje precize portën e Mike Maignan për rezultatin 2:2.


Trajneri Fonseca në minutën e 67-të tërhoqi nga fusha Francesco Camarda duke e zëvendësuar me Tammy Abraham, i cili vetëm dy minuta më vonë shënoi golin e tretë për Milan.

Autori i golit të dytë të Cagliarit, Gabriele Zappa barazoi serish shifrat për rezultatin 3:3, një minutë para përfundimit të ndeshjes.

“Rossonerët” renditen në pozitën e shtatë me gjithsej 18 pikë, prej tyre pesë fitore, tri brazime dhe po aq  humbje. Cagliari mbetet në pjesën e poshtme të tabelës (16) me 10 pikë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Venezia si vendës pësoi nga Parma 1:2, ndërsa nga ora 20:45 zhvillohet derbi lokal Juventus-Torino.

Xhiroja e 12-të përmbyllet nesër me pesë takime në program – Atalanta – Udineze, Fiorentina – Hellas Verona, Roma – Bologna, Monza – Lazio dhe derbi i madh ndërmjet Interit, aktualisht i dyti në tabelë me 24 pikë dhe liderit Napoli, me 25 pikë.

Lexo edhe

Video