Milan fiton dramën e madhe ndaj Juventus, në finale e pret rivali i qytetit

Milan fiton dramën e madhe ndaj Juventus, në finale e pret rivali i qytetit

Skuadra Milan do të përballet me Interin në finalen e Superkupës së Italisë në futboll pasi sonte mposhti në kthesën e madhe Juventusin me rezultat 2:1.

Zonja e Vjetër kaloi në epësi në “Al-Awwal Park” me golin e Yildiz, pas asistimit të Mbangula, në minutën e 21-të.

Fillimi i pjesës së dytë kaloi me dominimin e Juventusit, por Yildiz në minutën e 46-të dhe Vlahoviq në minutën e 48-të dështuan të realizojnë. Milan kishte rast të mirë shënimi në minutën e 55-të, por Theo Hernandez goditi topin mbi traversë.


Rossonerët megjithatë u rikthyen në minutën e 71-të me një penallti të realizuar nga Pulisiq.

Pesë minuta më vonë, skuadra nga “San Siro“ arriti tek epërsia e madhe përmes autogolit të Gatti.

Milan do të takohet me rivalin e madh të qytetit, Interin në finale të hënën. Kujtojmë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Interi mposhti Atalanta me rezultat 2:0.

Superkupa e Italisë në futboll edhe këtë vit mbahet në Arabinë Saudite. Inter ka fituar tri edicionet e fundit të kësaj gare.

Lexo edhe

Video