Ndeshja kryesore e javës së 18-të në Serie A sonte në “San Siro” ndërmjet Milan dhe Roma ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1
Tijani Rejinders në minutën 16-të solli skuadrën vendëse në epërsi pas asistimit të Youssouf Fofana.
Shtatë minuta më vonë Paulo Dybala me një goditje të fuqishme barazoi për epilogun prej 1:1, pas asistimit të Artem Dovbyk.
Trajneri i Milan Paulo Fonseca u përjashtua me karton të kuq pas protestës në minutën e 43-të.
Napoli e Atalanta prijnë me nga 41 pikë. Milan renditet në pozitën e tetë me 27 pikë, ndërsa Roma, e cila këtë edicion nuk është në formën e vjetër, renditet në pozitën e dhjetë të tabelës me 20 pikë.