Afaristi nga Gjermania dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mentor Mazreku i është bashkuar nismës së kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Nezirit, për fondacionin për ndarjen e bursave për fëmijët në nevojë të komunës së Skenderajt.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Mazreku përmes një komenti në rrjete sociale, ku shkruan se i është bashkangjitur kësaj iniciative duke kontribuar me 1 mijë e 500 euro.
“Kësaj iniciative i bashkangjitem nga Firma Adal me 1500 euro”, ka shkruar Mazreku.
Iniciativa e kandidatit për deputet ka marrë përkrahje të madhe, derisa e njëjta ka ardhur si kujtim dhe respekt ndaj figurës së Leotrim Ahmetit që u vra në moshën 7 vjeçare nga serbët, më 1 shtator 1998.
