Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Merita Makolli me numrin rendor 84, po vazhdon takimet e shumta me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ajo ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët e lagjes në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
“Ishte nder dhe privilegj mbështetja e çmuar nga atdhetari dhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare Ramadan Avdiu. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit. Liri për çlirimtarët”, ka shkruar Makolli në Facebook.
Merita Makolli, e cila vjen nga fusha e aviacionit, po garon për herë të dytë për Kuvendin e Kosovës.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”