Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Merita Makolli me numër 84, sot me kryetarin e degës së PDK-së në Prishtinë Uran Ismaili dhe kandidatin tjetër për deputet Leutrim Retkoceri, vizituan fabrikën e mobilieve “LeoModerna”, në Barilevë të Prishtinës.
Makolli ka thënë se puna cilësore që zhvillon ky biznes, duke eksportuar produktin edhe në shtete të BE-së, është impresionuese, por ka sfida dhe vështirësi.
Mungesë e fuqisë punëtore, mungesë e mbështetjes nga shteti dhe shumë vështirësi tjera, janë pengesat edhe të këtij biznesi të vyer, ka potencuar Makolli.
Ajo ka thënë se programi ekonomik i PDK-së ofron mbështetje dhe vëmendje për bizneset, të cilat do ta kenë më të lehtë dhe më të suksesshëm zgjerimin e punës dhe aktiviteteve për plasimin e produkteve të tyre në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”