Kanë mbetur më pak se 24 orë për të votuar për zgjedhjet parlamentare 2025, ndërkohë që mërgimtarët nga Zvicra kanë festuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me valle e tupanë ardhjen e tyre në Kosovë.
Ahmet Sylejmani ka thënë për KosovaPress se rruga ishte shumë e lehtë pasi që janë bashkuar e kanë ardhur duke kënduar.
Mërgimtari tjetër, Andin Musa ka shtuar se ka ardhur sot me gëzim e hare në Kosovë një ditë para zgjedhjeve.
Lumnije Hajdini-Smajli shprehet se ka ardhur enkas për të votuar për ditën e zgjedhjeve.
Nesër mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.