Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Mërgim Lushtaku me numër 100, ka falënderuar qytetarët për mbështetje gjatë fushatës zgjedhore dhe ka kërkuar që të dielën më 9 shkurt ata të votojnë për fitoren e kësaj partie.
Lushtaku ka kërkuar mobilizim masiv të qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të votojnë për një Kosovë më të mirë.
“Të votojmë për Kosovën më të mirë, sepse ju e meritoni. Jam numri 100, 100 për qind i juaji dhe 100 për qind i përkushtuar, andaj shihemi në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka porositur Lushtaku në një video-mesazh në rrjetin social Facebook.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”