Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka marrë pjesë në tubimet elektorale me banorët e Lagjes 5, Klinës së Mesme dhe Kozhicës, ku ka thënë se entuziazmi dhe mbështetja e madhe për fitoren e PDK-së ishte mbresëlënëse.
Ai gjithashtu ka pritur në zyrën e tij aktivistë dhe përkrahës të palodhur.
“Falënderojmë secilin prej jush për besimin dhe përkushtimin ndaj vizionit tonë për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Mergim Lushtaku në listën e deputetëve të PDK-së, mban numrin 100.
Artikull i sponsorizuar.