Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku gjatë këtyre ditëve, ka takuar kryetarët e Bashkësisë Islame të Prishtinës, Mitrovicës, Podujevës, Drenasit dhe Skenderajt.
Lushtaku ka shkruar në Facebook se hoxhallarët kanë qenë gjithmonë aktivisht të angazhuar në promovimin e paqes dhe tolerancës.
“Me mësimet dhe këshillat e tyre të përditshme, na inkurajojnë të jetojmë me vlerat më të larta njerëzore, moralin, besnikërinë, bamirësinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj”, ka shkruar ai.
Artikull i sponsorizuar.