Media shtetërore kineze aprovon vendimin e Trump për mbylljen e VOA

Media shtetërore kineze aprovon vendimin e Trump për mbylljen e VOA

Media shtetërore kineze ka aprovuar vendimin e Donald Trump për të ndërprerë financimin publik për Zërin e Amerikës (VOA) dhe Radion Azia e Lirë (RFA), të cilat kanë raportuar prej kohësh mbi regjimet autoritare.

Ky vendim prek mijëra punonjës – vetëm në VOA, rreth 1,300 staf u vendosën me leje të paguar pas urdhrit ekzekutiv të Trump, shkruan BBC.

Kritikët e kanë quajtur këtë një goditje ndaj demokracisë, ndërsa gazeta kineze Global Times e quajti VOA një “fabrikë gënjeshtrash” me një “historik të tmerrshëm” në raportimin mbi Kinën dhe se “tani është hedhur poshtë nga vetë qeveria e saj si një leckë e ndotur”, përcjell KosovaPress.


Shtëpia e Bardhë mbrojti vendimin, duke thënë se do të “sigurojë që taksapaguesit të mos paguajnë më për propagandë radikale”.

VOA dhe RFA kanë qenë burime të rëndësishme informacioni në vende me liri të kufizuar të shtypit si Kina, Kamboxhia, Rusia dhe Koreja e Veriut. Shumë njerëz në këto vende i ndjekin përmes radios me valë të shkurtra ose duke përdorur VPN (rrjetin virtual privat).

Organizatat mediatike premtuan të sfidojnë vendimin, duke paralajmëruar se ai i shërben interesave të regjimeve autoritare që kërkojnë të kontrollojnë narrativën globale.

Lexo edhe

Video