Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë ka gjobitur një shofer që drejtonte veturën me fëmijë në prehër.
“Policia në Mitrovicë gjobitë kundërvajtësin që drejtonte mjetin me fëmijë në prehër. Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kundërvajtësit sipas njoftimit të policisë i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për gjashtë muaj.