Mbyllen pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, punëtorët grekë në grevë

Mbyllen pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, punëtorët grekë në grevë

Pikat kufitare në mes të Shqipërisë dhe Greqisë do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve gjatë së premtes. Kjo për shkak të grevave të punëtorëve të doganës greke.

“Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot – Sarandë dhe PKK Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.


Greva, sipas njoftimit, do të zhvillohet deri nga ora 07:00 deri në 23:00.

Policia Kufitare e Janinës ka thënë se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe ambulancat.

Policia Kufitare u ka bërë apel qytetarëve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të  tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare që përmendura më lartë “deri në një njoftim të dytë”./KosovaPress

Lexo edhe

Video