Lëvizja Fillo-Ndrysho nisi një peticion, i cili u kërkon zyrtarëve të OKB-së, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të kryejnë një hetim ndërkombëtar të pavarur për përdorimin e topit zanor më 15 mars kundër protestuesve paqësorë në Beograd, duke përfshirë aspektet mjekësore, ligjore dhe teknike të ndikimit të tij në shëndet dhe të drejtat e njeriut, deri të hënën në orën 13:00, është nënshkruar nga më shumë se 520,000 njerëz nga Serbia, rajoni dhe shtetas serbë në mbarë botën, shkruan N1.
Peticioni, drejtuar raportueses së posaçme të OKB-së për të drejtat e lirisë së tubimit dhe shoqërimit paqësor, Gjina Romer, Raportueses Speciale të OKB-së për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, Irene Kahn, Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, dhe përfaqësuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), bën thirrje për krijimin e një hetimi të pavarur duke vendosur përgjegjësinë e institucioneve dhe individëve, si dhe udhëzime ndërkombëtare, përcjell KosovaPress.
Lëvizja njoftoi se po kërkon “një hetim ndërkombëtar të pavarur për përdorimin e topit zanor më 15 mars kundër protestuesve paqësorë në Beograd, duke përfshirë aspektet mjekësore, ligjore dhe teknike të ndikimit të tij në shëndetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe identifikimin dhe llogaridhënien e institucioneve dhe individëve që urdhëruan, mundësuan ose kryen përdorimin e armëve zanore, si dhe udhëzimet ndërkombëtare dhe ndalimi i përdorimit të armëve zanore kundër civilëve në rrethana paqeje.