Protestat kundër të djathtës ekstreme në Munih tërhoqën sot më shumë se 200 mijë njerëz, tha policia lokale.
Organizatorët e demonstratës në kryeqytetin e Bavarisë pretendojnë se ishin rreth 320 mijë protestues.
Protestuesit u mblodhën në Theresienwiese, vendi i festivalit të birrës me famë botërore Oktoberfest që mbahet çdo vjeshtë dhe marshuan për “diversitet, dinjitet njerëzor, kohezion dhe demokraci”.
Ata mbanin shenja kundër racizmit dhe fashizmit, dhe tubimi u mbështet nga organizatat lokale, nga festivalet e filmit, shoqatat e kishave dhe organizatat humanitare deri te klubi i futbollit Bayern.
Politikanët nga CSU, aleatë politikë të CDU, nuk u paraqitën në tubim. Ministri bavarez i Drejtësisë Georg Eisenreich tha se ai priste kritika ndaj partisë së tij mbi politikat e saj të azilit dhe migracionit.
Kujtojmë, vota e diskutueshme po dominon fushatën përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit. Një seri protestash janë mbajtur në Gjermani që kur CSU/CDU miratoi një rezolutë jodetyruese për migracionin në Bundestag javën e kaluar me mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD).