Që nga data 19 mars, 1,418 të persona janë marrë në paraburgim gjatë demonstratave në disa qytete turke në mbështetje të Ekrem Imamoglu, kryetarit të qytetit të Stambollit, i cili u pezullua nga detyra pas arrestimit për korrupsion, raporton ANSA.
“Ndërsa 979 të persona aktualisht janë në paraburgim, 478 persona do të dërgohen në gjykatë” për të verifikuar nëse do të vazhdojë apo jo paraburgimi i tyre, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya pas publikimit të të dhënave mbi numrin e përgjithshëm të të arrestuarve gjatë demonstratave, ku janë regjistruar përplasje mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë, transmeton KosovaPress.