Mbi 10 mijë studentë nga Kosova kanë përfituar nga projektet Erasmus+

Mbi 10 mijë studentë nga Kosova kanë përfituar nga projektet Erasmus+

Mbi 10 mijë studentë kosovarë kanë përfituar nga projektet e Erasmus+ për arsimin e lartë në vitet 2015-2024.  Në shpalosjen e projekteve të Erasmus+ për Kosovën u vlerësua roli i këtij institucioni për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë në Kosovë.

Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi, tha se programet Erasmus+ kanë ofruar mundësi të reja për stafin akademik dhe studentët në Kosovë.

Sipas tij, institucionet e arsimit të lartë kanë përfituar rreth 700 projekte nga Erasmus+ në ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit.


Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Në anën tjetër, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen, tha se ngritja e mobilitetit për studentët pasqyron integrimin në rritje të Kosovës në komunitetin akademik evropian.

Krahas këtyre, u potencua edhe bashkëpunimi për promovimin e arsimit profesional./KosovaPress/

Lexo edhe

Video