Mbeturina kudo në Prishtinë, sfidë për kryeqytetin

Mbeturina kudo në Prishtinë, sfidë për kryeqytetin

Mbeturinat në Prishtinë vazhdojnë të mbesin një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen çdo ditë qytetarët në kryeqytet. Përkundër përpjekjeve të institucioneve përkatëse, situata në disa lagje të Prishtinës mbetet shqetësuese.


Sot, në rrugën “Bulevardi Bill Clinton”, kontejnerët janë të mbingarkuar me mbeturina, duke shkaktuar për banorët përreth, raporton KosovaPress.

Gjendja nuk është më e mirë as në rrugën B, një nga zonat më të frekuentuara të Prishtinës, ku ndodhen shumë biznese dhe banorë. Pavarësisht kësaj, në këtë rrugë janë vendosur vetëm dy kontejnerë, të cilët janë të mbingarkuar me mbeturina pothuajse gjatë gjithë kohës, duke mos përmbushur nevojat e kësaj zone të dendur.

Lexo edhe

Video