Futbollistët e Real Madridit kanë siguruar pjesëmarrjen në raundin e 1/8 të të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit sonte si vendës mposhtën Manchester City me rezultat 3:1.
Ekipi madrilen në këtë mënyrë kualifikohet tutje me rezultatin e përgjithshëm 6:3, pasi edhe ndeshjen e parë e fituan në udhëtim.
Kylian Mbappe nisi serinë e golave në minutën e 4-të, për të thelluar epërsinë në minutën e 33-të, pas asistimit të Rodrygo.
Futbollisti francez arriti het-trik me golin e tretë në minutën e 61-të pas asistimit të Valverde.
Ekipi i Pep Guardiola arriti të zbusë epërsinë e vendëse me golin e Gonzales në minutën e dytë të kohës shtesë, pas asistimit të Marmoush.
Në ndeshjen tjetër PSG demoloi në tërësi skuadrën Brest me rezultat 7:0 dhe siguroi kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 10:0, pasi edhe ndeshjen e parë fitoi në udhëtim.